Mbi 163 mijë viktima nga Covid-19 në SHBA
10 gusht 2020
| 23:24
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të regjistruar pesë milionë e 58 mijë e 464 raste të të infektuarve me koronavirus.
Janë 163 mijë e 100 persona që nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë këtij virusi deri tash, sipas të dhënave të Johns Hopkins University.
Të dhënat totale përfshijnë që të gjitha 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territore të tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.