Mbi 17 miliardë dollarë ShBA-ja i dha ndihma ushtarake Izraelit nga 7 tetori i vitit 2023

08 tetor 2024 | 09:09

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Izraelit të paktën 17.9 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës.

Kështu thotë një raport i publikuar të hënën nga projekti Kostoja e Luftës në Universitetin Brown.

Sipas raportit, publikimi i të cilit përkon me përvjetorin e sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, ndihma ushtarake amerikane çoi në përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Rreth 4.86 miliardë dollarë të tjera janë shpenzuar në operacionet e shtuara ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon që nga sulmet e 7 tetorit 2023, thanë studiuesit e përfshirë në përpilimin e këtij raporti, të cilin ata e ndanë me agjencinë e lajmeve Associated Press.

Kjo përfshin kostot e operacioneve të udhëhequr nga marina amerikane për të frenuar sulmet ndaj anijeve të transportit të mallrave nga rebelët e grupit Huthi në Jemen, të cilët thonë se po sulmojnë anijet për të shprehur solidaritetin e tyre me Hamasin.

Këto dy organizata, që Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur terroriste, mbështeten nga Irani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta e opozitës në Shqipëri, e shoqëruar me molotov, gaz…