Mbi 170 mijë kërkesa në pak ditë, makina elektrike turke thyen rekordet

29 mars 2023 | 22:37

Ashtu edhe siç ishin pritshmëritë, makina e parë elektrike turke pritet të jetë një sukses i vërtetë dhe këtë e tregojnë dhe porositë në ditët e para që kompania hapi aplikimet për qytetarët që kanë dëshirë të kenë një të tillë.

Sipas të dhënave zyrtarë, vetëm në 12 ditë kompania ka marrë 177.467 porosi për makinën Togg.

Kompania do të dorëzojë 20.000 modele T10X këtë vit, ndërkohë që shpërndarja e tyre do të bëhet përmes një shorti që do të hidhet në mënyrë transparente.

Çmimi i modelit T10X varion nga rreth 50.200 dollarë në 55.600 dollarë, ndërsa modeli me bateri më të fuqishme kushton 64.000 dollarë.

Bateritë Togg T10X mund të karikohen nga 20 për qind në 80 për qind në më pak se 28 minuta në stacionet e karikimit të shpejtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë…