Mbi 1 700 të vdekur nga koronavirusi në Kinë
17 shkurt 2020
| 11:36
Numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 1 770, ka njoftuar të hënën Komisioni i Shëndetit Kombëtar.
I njëjti ka bërë mde dije se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht qëndron në 70 548.
Mbi 2 000 rastet e reja në 24 orët e fundit pasuan tri ditë të rënies së numrit të tyre.
Shumica e rasteve të reja u raportuan në qytetin Vuhan, i cili është edhe qendra e shpërthimit të koronavirusit.
Jashtë Kinës, ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende.
Katër vetë po ashtu kanë vdekur jashtë Kinës: në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.
Lloji i ri i koronavirusit shkakton sëmundje akute të frymëmarrjes, e cila është emëruar Covid-19.