Mbi 18 mijë e 500 raste aktive me Covid në Kosovë

09 shkurt 2022 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 18 mijë e 506 raste aktive me Covid.

Kjo ministri ka gjatë se gjatë 24 orëve kanë vdekur pesë persona, janë paraqitur 1 mijë 140 raste të reja me Covid, janë dhënë 1 mijë e 312 doza të vaksinës kundër koronavirusit dhe janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 796 305 doza të vaksinës. Deri më sot 809 228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 90 619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 6 767 testime, 1 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 5 raste i vdekjes.  Sot janë shëruar 3 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 645. Në total numri i rasteve aktive është 18 506”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para shtatë viteve, Lëvizja Vetëvendosje kritikon qeverinë për çmimin e…