Mbi 2.2 milionë të infektuar nga Covid-19, 154 mijë viktima deri më sot
18 prill 2020
| 09:09
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në më shumë se 2,2 milion, përkatësisht 2,252,366, sipas Worldometers. Numri i viktimave ka arritur në 154,319, duke thyer çdo parashikim që u tha në fillimin e përhapjes së virusit në Kinë
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 37,175 viktima, ndërsa pas saj vjen Italia me 22,745 viktima, Spanja me 20,002, Franca me 18,681 dhe Britania me 14,576.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë raportuar edhe 1,290 viktima ditën e djeshme, duke e çuar në 4,632 numrin total të vdekjeve. SHBA është vendi që është goditur më shumë nga Pandemia.
Rastet në SHBA