Mbi 2.3 milionë viktima nga koronavirusi në të gjithë botën
06 shkurt 2021
| 16:58
Koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 2.3 milionë viktima në të gjithë botën.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins 2,301,285 persona kanë vdekur deri më sot në botë që ka fillimi i pandemisë, përkundrejt 105,489,650 infeksioneve.
Pothuajse gjysma e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në nivel botëror, përkatësisht mbi 1.1 milionë viktima, janë përqendruar në vetëm pesë vende.
Në krye të listës qëndron Amerika, e ndjekur nga Brazili, Meksika, India dhe Mbretëria e Bashkuar.