Mbi 2.5 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për të moshuar në Podujevë

04 korrik 2023 | 10:58

Dje në Kuvendin Komunal është miratuar propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për qëndrim ditor për të moshuarit e Komunës së Podujevës.

Ky objekt do të ndërtohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës (530 mijë) dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” (2 milionë euro). Për pak ditë do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes komunës dhe shoqatës për implementinin e këtij projekti, kurse së zbatuari do të fillojë sivjet dhe përfundon vitin e ardhshëm.

Objekti përveç qëndrimit ditor për të moshuar do ta ketë edhe kuzhinën popullore për ofrimin e shujtave ditore për 200 persona, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike etj.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur falënderim për hoxhën Halil Kastrati, donatorët e shoqatës, si dhe i ka falënderuar edhe asamblistët e Kuvendit për miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e këtij objekti në qytetin e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindroma e lodhjes kronike është një çrregullim serioz që shkakton…