Mbi 2 500 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve
18 qershor 2019
| 17:16
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë periudhës kohore janar-maj ua ka ndalur mbi 2 500 shoferëve drejtimin e mjeteve motorike për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.
“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore janar – maj 2019: 2506 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, dhe 5 859 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative. Apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shoferi!”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
/Epoka e re/