Mbi 2 mijë e 800 raste aktive me Covid në Kosovë
13 janar 2022
| 15:01
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë mbi 2 mijë e 800 raste aktive me Covid.
Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona nga Covidi dhe janë paraqitur 427 raste të reja.
“Nga 5 881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 315. Në total numri i rasteve aktive është 2 811”, ka njoftuar MSh-ja.