Mbi 2 mijë persona e marrin dozën e dytë të vaksinës kundër Covidit

03 qershor 2021 | 13:01

Mbi 2 000 persona e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid në gjithë vendin.

Lajmin e ka bërë me dije menaxheri i Qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi.

Ai ka treguar se nga muaji mars i këtij viti janë vaksinuar 74 mijë e 500 persona.

“Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve dhe personelit shëndetësor ku paralelisht jemi duke shkuar me dozën e parë për qytetarët dhe me dozën e dytë për personelin shëndetësor. Aktualisht deri në këto qaste kemi mbi 450 të vaksinuar, ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit kemi 1 600 të vaksinuar”, tha Bardhi.

“Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë deri në këto qaste kemi 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe të gjithë janë duke respektuar pjesën e terminit dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Nëse i referohemi totalit, mbi 2 000 janë të vaksinuar të dozës së dytë”, ka deklaruar Bardhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seiko Hashimoto, presidentja e komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Tokio…