Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi
19 shkurt 2020
| 11:45
Dymijë e katër njerëz kanë gjetur vdekjen deri tani nga koronavirusi sidomos në Kinë.
Edhe Hong Kongu ka regjistruar së fundmi vikamën e dytë që nga përhapja e virusit të rrezikshëm që tani quhet ‘Covid-19’.
Komisioni kinez i shëndetësisë konfirmoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është mbi 150.
Ndërsa numri total i të prekurve ka arritur në 74 mijë e 185.
Megjithatë, ka edhe lajme të mira pasi vetëm në 24 orët e fundit spitalin e Hubeit e kanë lënë plot 1266.