Mbi 2 mijë të vdekur si pasojë e tërmetit në Afganistan

08 tetor 2023 | 14:52

Mbi 2 mijë persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e tërmetit të së shtunës në Afganistan.

Kështu ka bërë me dije qeveria talebane.

Si pasojë e lëkundjeve të mëdha të tokës janë lënduar edhe mbi 9 mijë persona.

Shërbimi gjeologjik i ShBA-së, ka theksuar se shkalla e lëkundjes llogaritet të jetë ishte 6.3 shkallë.

Sipas USGS, epiqendra e tërmetit llogaritet të jetë 35 kilometra në veriperëndim të provincës së Heratit.

Zëdhënës i Ministrisë për menaxhimin e fatkeqësive Janan Sayeeq,  ka bërë me dije se 2 mijë e 53 persona kanë vdekur si pasojë e këtij tërmeti.

“9 mijë e 240 u plagosën dhe 1 mijë e 320 shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe ndodhet në aeroportin e…