
Mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë
26 mars 2025
| 11:08
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 355 tiketa trafiku.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 48 aksidente, 30 prej tyre me të lënduar dhe 18 me dëme materiale.
Ndër tjera thuhet se janë arrestuar shtatë persona dhe tre janë dërguar në mbajtje.