Mbi 2 mijë viktima në Spanjë
Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë arriti në 2182, teksa qeveria atje njoftoi vdekjen e 462 personave në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, në Itali, vendin më të prekur nga koronavirusi, zyrtarët njoftuan të dielën se numri i viktimave në 24 orë ishte 651, një rënie nga shifra rekord e një dite më parë prej 793.
Këtë të hënë, Italia është futur në një izolim edhe më të ashpër, duke mbyllur të gjitha bizneset jo esenciale.
Të paktën 674 persona kanë vdekur deri më tani nga virusi në Francë, përfshirë një doktor 67-vjeçar i cili humbi jetën të dielën. Parlamenti atje kaloi një ligj që deklaroi emergjencën shëndetësore 2 mujore.
Në Austri, numri i rasteve të konfirmuara shkoi në 3611 këtë të hënë, me 367 të infektuar në një ditë.
Në Britaninë e Madhe deri më tani numërohen 281 viktima, ndërsa numri i të infektuarve është 5683./tvklan.al/