
Mbi 20 mijë automjete janë regjistruar për një muaj e gjysmë
01 shkurt 2018
| 11:07
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka bërë me dije se 20 mijë automjete janë regjistruar për një muaj e gjysmë.
“Ka arritur në 20 mijë numri i automjeteve të regjistruara pas vendimit për heqjen e gjobave të cilat ishin aplikuar para marrjes së vendimit të ri nga MPB në dhjetor të vitit të shkuar. Kjo shifër enorme e regjistrimit të automjeteve pas vendimit për heqjen e gjobave për një periudhë relativisht të shkurtër, rreth 1 muaj e gjysmë, dëshmon se nismat qëllimmira të institucioneve të vendit japin efektin e tyre, këto iniciativa përveç tjerash forcojnë besimin e ndërsjellë mes institucionit dhe qytetarit”, ka shkruar Sefaj në llogarinë e vet në “Facebook”.