Mbi 20 mijë persona e përkrahin grupin pro tërheqjes së parave të Trustit (video)

28 prill 2022 | 14:42

Para dy muajsh, në rrjetin social “Facebook” është hapur një grup me emrin “Pro tërheqjes së 30-përqindëshit të Trustit”, i cili momentalisht ka mbi 20 mijë anëtarë që i janë bashkuar.

Iniciuesi i këtij grupi, Adnan Jashari është shprehur se këtë iniciativë e kishte marrë duke parë shumë njerëz që shprehnin mendimin e tyre pro tërheqjes së parave të Trustit pensional për shkak të krizës ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi.

Në emisionin “Ora 7” në “Klan Kosova”  është shprehur se nuk e kishte pritur gjithë këtë përkrahje, meqenëse grupin e kishte hapur, siç ka thënë “si një qytetar i thjeshtë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pan@Cake Sh.p.k. me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme certifikatën…