Mbi 20 mijë punëtorë shëndetësorë në Gjermani të infektuar me Covid-19
19 maj 2020
| 19:15
Mbi 20 mijë e 400 punëtorë shëndetësorë në Gjermani janë prekur nga koronavirusi që prej shpërthimit të tij, ka njoftuar Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve.
Janë 61 punëtorë që kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit dhe 19 mijë e 100 të tjerë që janë shëruar, thonë të dhënat e Institutit Robert Koch, transmeton “Klan Kosova”. Në të gjithë Gjermaninë deri tash janë regjistruar mbi tetë mijë viktima.