Mbi 20 milionë euro grante në mbështetje të bujqësisë në zonat rurale

12 dhjetor 2024 | 14:32

GIZ gjerman në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPRZH) kanë mbajtur sesionet informative për skemën e granteve 2024-2027 në Komunën e Gjilanit.

Në këtë ngjarje është prezantuar skema e granteve për mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në zonat rurale nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve.

Kjo skemë e granteve e cila është në vlerën e mbi 20 milion euro do të jetë e ndarë në tre lote, me qëllimin e mbështetjes për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në zonat rurale nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve.

Mustafë Kastrati nga GIZ Kosova, ka thënë se projekti do të fillojë të zbatohet më 1 janar të vitit 2025 dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2028, duke shtuar se projekti synon të mbështesë fermerët në ngritjen e kapaciteteve të tyre, ndërsa një pjesë e konsiderueshmes e buxhetit prej 20.2 milionë eurosh do të përdoret për ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Ai ka theksuar se diversifikimi i aktiviteteve në turizmin rural synon një koncept më të gjerë, ku prodhuesit e vegjël, restorantet, gastronomët dhe përpunuesit do të kenë mundësinë të promovojnë produktet, traditat dhe kulturën e tyre.

Kastrati ka përmendur shembullin e suksesit të “Mrizit të Zanave” në Shqipëri, duke theksuar se një model i tillë mund të përshtatet edhe në Kosovë për të rritur ekonominë rurale dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm.

Ndërsa Shpresim Domi, profesor në Universitetin e Tiranës, duke prezantuar para ndërmarrësve këtë projekt, ka thënë se qëllimi i projektit është që të ofroj mbështetje fianciare dhe ngritje kapacitetesh me synim ngritjen e alternativave të të ardhurave në zonat rurale të dhe ngritjen e mundësive të punësimit.

Ai ka thënë se grupet e synuara të këtij programi janë fermerët, ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesëm, grupet e fermerëve dhe individ të ndryshëm.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural në MBPZhR, Lulzim Shamolli, ka thënë se mbështetja për këtë projekt është 50 për qind nga ministrin dhe 50 për qind nga GIZ-i.

Skema e granteve është rezultat i një partneriteti midis Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Qeverisë Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se…