Mbi 20 raste me lëndime nga mjetet piroteknike

01 janar 2025 | 02:20

Mbi 20 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente si shkak i lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike.

Shefi i Emergjencës, Agron Çitaku bën të ditur se këto raste janë të moshës mesatare, ndërkaq dy prej tyre janë të moshës së shtyrë.

“Për momentin deri më tani kemi 24 të lajmëruar, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike. Prej tyre një ka qenë në gjendje më të rëndë që ka ardhur nga Prizreni, është duke u punuar në sallë ende, tre i kemi me lëndime në regjionin e syrit, ndërsa të tjerët janë kryesisht janë në ekstremitete”, deklaroi ai.

Para gazetarëve, ai foli edhe për gjendjen e një të lënduari nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren. Sipas tij, gjendja e tij është e rëndë.

“Gjendje shumë, shumë e rëndë. Është pikëpyetje, por megjithatë po mundohemi të bëjmë diçka… ai fatkeqësisht gjeneratë e re e vitit 1999. Si duket ka qenë një eksplodim shumë i madh, megjithatë sipas informatave që kemi janë ndalur shtatë-tetë raste qe janë ndalur në Prizren…. lëndimet e tij janë praktikisht të krejt trupit, shumë të rënda, sidomos të ekstremiteteve, te kokës dhe fytyrës”, shtoi ai./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dashur lexues, GËZUAR 2025! Gazeta "Epoka e re" ua…