
Mbi 200 ankesa presin zgjidhje për emërtimet e rrugëve në Malishevë
Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Emërtimet e Rrugëve si dhe Emërtime të reja ka mbajtur mbledhje, e cila është drejtuar nga Rrahim Morina, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryesuesit të Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Emërtimet e Rrugëve si dhe Emërtime të reja.
Me shumicë të votave kryesues i këtij komisioni u zgjodh Ali Morina, i cili, pas pranimit të detyrës, ka kërkuar nga anëtarët bashkëpunim të plotë në këtë komision pasi, sipas tij, i pret një punë e madhe për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve.
Në këtë mbledhje është bërë me dije se mbi 200 ankesa e presin për zgjidhje Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Emërtimet e Rrugëve si dhe Emërtime të reja. Në fund, komisioni ka njoftuar qytetarët se afati për kërkesa dhe ankesa do të mund të bëhet nga dita e hënë deri në ditën e premte (nga 18 mars deri më 22 mars).
/Epoka e re/