Mbi 200 delegatë zgjodhën Haxhi Bejtën, kryetar të nëndegës së PDK-së në Prekaz (Foto)
Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës po vijojnë në tërë Kosovën. Nga 1200 nëndegë të PDK-së që ka në nivel Kosovës, deri tani janë mbajtur 70 kuvende.
Në këto 70 kuvendet e para zgjedhore, në procesin zgjedhor, sipas Komisionit zgjedhor të PDK-së, kanë marrë pjesë rreth 4 mijë delegatë.
Të mërkurën janë mbajtur kuvendet zgjedhore në disa nëndegë si në Prekaz të epërm, Rashincë dhe Muzeçinë.
Në Prekaz të Epërm, me pjesëmarrjen e mbi 200 delegatëve janë zgjedhur organet drejtuese të nëndegës së PDK-së. Me këtë rast, sipas Komisionit zgjedhor, është zgjedhur Kryesia e nëndegës me 11 anëtarë dhe 8 delegatë për kuvendin e degës.
Kryetar i nëndegës në Prekaz të Epërm, me votim të fshehtë është zgjedhur Haxhi Bejta, i cili ka marrë besimin e shumicës së delegatëve të pranishëm. Ai me këtë rast i ka falënderuar të pranishmit për besimin e dhënë dhe është zotuar se do të bëj më të mirën për platformën e Dekadës së Re, si të vetmes platformë të qartë, me besim, zhvillim dhe integrim.
Të pranishëm në këtë proces zgjedhor, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga kjo anë, Blerta Deliu, Ganimete Musliu, Bekim Haxhiu, Rafet Rama, personalitete tjera të kryesisë qendrore dhe të degës së PDK-së në Skënderaj.