Mbi 200 mijë euro gjoba ndaj partive që thyen heshtjen zgjedhore

18 shkurt 2021 | 13:20

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me dhjetë ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj.

Totali i gjobave të shqiptuara është 216 mijë e 350 euro.

Gjobat e shqiptuara janë si vijon:

PDK: 66 mijë 100 euro
AAK: 52 mijë e 750 euro
LV: 44 mijë e 700 euro
LDK: 28 mijë e 600 euro
Nisma: 22 mijë euro
Lista Serbe: 2 mijë e 200 euro

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut…