Mbi 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së Kurtit

15 nëntor 2023 | 12:12

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në “Politiko” Kanal10, ka thënë se mbi 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Ai ka thënë se kjo ikje vjen për shkak se rinia i kanë besuar Kurtit, e ky tashme i ka zhgënjyer.

“Mbi 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së Albin Kurtit. Para se gjithash, kjo vjen për shkak të thyerjes së iluzioneve të qytetarëve të Kosovës, veçanërisht rinisë, të cilët i kanë besu Albin Kurtit. I ka zhgënjy totalisht”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati së…