![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/korona.png)
Mbi 200 mijë të infektuar me koronavirus në botë
18 mars 2020
| 13:57
Numri i rasteve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar në 200 mijë. Kështu kanë treguar shifrat e fundit të Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.
Sipas tyre, aktualisht në gjithë globin janë 201 672 njerëz të infektuar, ndërsa 8 008 pacientë kanë vdekur.
Kina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara (81 102), ndërsa pasa saj vjen Italia me 31 506.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, numrin më të madh të rasteve e ka aktualisht Sllovenia (275).
Në Kosovë janë 19 të infektuar me koronavirus. Ndërkohë edhe një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e viktimave në këtë vend, si dhe numërohen 59 të infektuar./TCh/