Mbi 200 pacientë më Covid po trajtohen në ShSKUK, Krasniqi thotë se situata është e menaxhueshme

23 tetor 2020 | 11:34

Më shumë se 200 pacientë janë të shtrirë në spitalet e përgjithshme rajonale dhe në klinikat e QKUK-së, të infektuar me Covid-19, numër ky i rritur gjatë ditëve të fundit.

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka thënë se përkundër që ka një rritje të numrit me të infektuar, situata është më e qetë sesa në muajt e verës.

Krasniqi ka thënë për “Ekonomia Online” ka folur edhe për përgatitjet që janë duke i bërë për sezonin e dimrit, ku pacientët mund të preken edhe nga gripi sezonal.

“Këto 10 ditë të fundit kemi një tendencë në rritje të numrit të rasteve me të infektuar dhe kjo po reflekton dhe me kërkesat e shtuara për trajtim spitalor. Nëse bëjmë një krahasim, në fillim të muajit tetor ne kishim rreth 150 pacientë të shtrirë nëpër të gjitha spitalet rajonale dhe në QKUK, tani ky numër tashmë veç ka kaluar numrin 200 që janë spitalizuar, pra vërehet një rritje e lehtë e të pacientëve dhe jemi duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë epidemiologjike”.

“Sidoqoftë situata është më e qetë sesa e kishim në muajt korrik dhe gusht dhe kjo na ka shërbyer që të vazhdojmë përgatitjet intensive edhe për sezonin e dimrit që tashmë po hyjmë dhe potencialisht do të kemi edhe gripin sezonal dhe mund të kemi një situatë më të rënduar”, ka thënë Krasniqi.

Lajm i mirë është edhe rënia e numrit të të vdekurve me Covid-19. Ai ka thënë se e rëndësishme për ta mbetet ngritja e kapaciteteve në luftimin e pandemisë.

“Megjithatë është mirë që tani numri i vdekjeve ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ne si klinicist luftojmë për secilin pacient. Në aspektin klinik është shumë më rëndësishëm dhe jeta e secilit pacient është shumë e vlefshme. Ne po bëjmë përpjekje maksimale që sa më shumë ta ngrisim cilësinë e këtyre shërbimeve, ndërkohë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’u shtrirë në spital, ne i kemi kapacitetet për t’i pranuar”, është shprehur Krasniqi.

Nga 700 shtretër sa i kishin në dispozicion, Krasniqi ka thënë se po synojnë që numrin e shtretërve ta qojnë deri në 900, varësisht nga nevoja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e LA Lakersit u shpall kampione e NBA-së pas…