Mbi 200 thasë me mbeturina largohen nga qyteti i Lipjanit

17 tetor 2018 | 16:37

Mbi 200 thasë me mbeturina dhe disa kamionë me mbetje inerte janë larguar nga tri lokacione gjatë një aksioni të pastrimit në Lipjan, ku u bashkuan qindra vullnetarë në kuadër të fushatës më të madhe në vend “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksioni ka filluar të mërkurën nga oborri i Komunës së Lipjanit, për të vazhduar pastaj në sheshin e qytetit si dhe në deponinë ilegale me mbetje inerte që gjendej pranë hekurudhës, në rrugën për Janjevë.

Drejtori ekzekutiv i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, ka thënë se Komuna e Lipjanit është shembull për gatishmërinë e saj në organizimin e aktiviteteve për largimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit.

Këtij aksioni i është bashkuar edhe kryetari i komunës, Imri Ahmeti, i cili ka thënë se aksionet e tilla janë simbolikë e asaj që të vazhdohet pastaj edhe me investimet e komunave dhe presioneve të ndryshme të Qeverisë në mënyrë që vërtetë të krijojmë një ambient sa më të pastër.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte dita e 14-të e qershorit të vitit 2007. Ndoshta…