![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-4.jpg)
Mbi 210 mijë fëmijë përfituan bonus që nga viti 2019 në Shqipëri
23 prill 2024
| 12:17
Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri, prej fillimit të programit të qeverisë në janar të vitit 2019.
Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”.
“Mirëmëngjes me njoftimin e këndshëm se më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.