![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/53-raste-te-reja-me-koronavirus-dhe-3-te-vdekur-per-24-ore_5f787b5382cf5-600x360-1.jpeg)
Mbi 23 mijë raste aktive me Covid në Kosovë
25 gusht 2021
| 15:59
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 14 raste të vdekjes dhe 2 541 qytetarë të infektuar me Covid.
Sipas MSh-së, në total numri i rasteve aktive në vend është 23.845.
“Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603. Në total numri i rasteve aktive është 23.845”, ka njoftuar MSh-ja.