Mbi 25 vjet burgim për personat që planifikuan sulm ndaj KFOR-it

04 shtator 2019 | 16:44

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë gjashtë të akuzuarit për vepra penale që lidhen me terrorizëm, Bujar Behramin, Resim Kastratin, Gramos Shabanin, Albert Ademajn, Leotrim Musliun dhe Edona Halitin.

Ata akuzohen se kishin planifikuar të sulmonin një kishë, dy diskoteka, si dhe të kryenin sulme tjera ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

Të akuzuarit janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me 25 vjet e 9 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmin për “Radion Evropa e Lirë” e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate.

Bujar Behrami është dënuar me 10 vjet burgim, Besim Kastrati me 4 vjet burgim, Resim Kastrati e Gramos Shabani me nga 7 vjet, Edona Haliti me një vit, kurse me 1 vit e 6 muaj burgim është dënuar Albert Ademaj si dhe me 2 vjet e 3 muaj burgim është dënuar Leotrim Musliu.

Të dënuarit gjatë seancave, kishin mohuar pretendimet e Prokurorisë, duke thënë se nuk kishin planifikuar asnjë sulm terrorist, si brenda, ashtu dhe jashtë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka bërë me dije se do të lirojë shtatë…