Mbi 250 të vdekur nga tërmeti në Afganistan
22 qershor 2022
| 10:04
Një tërmet goditi mëngjesin e së mërkurës Afganistanin lindor, duke lënë të vdekur të paktën 255 persona, sipas informacioneve të para.
Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve të tërmetit me magnitudë 6.1 ballë që goditi provincën Paktika.
Tërmeti, i cili goditi gjatë orëve të para të mëngjesit teksa shumë njerëz flinin, ishte një tërmet me thellësi rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
JUST IN 🚨 Afghanistan state-run news agency reports more than 150 people killed in #earthquake in country's eastern province.
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) June 22, 2022
Agjencia shtetërore e lajmeve “Bakhtar” raportoi detajet dhe tha se ekipet e shpëtimit po mbërrinin me helikopter.