Mbi 27 milionë të prekur me Covid-19 në të gjithë botën

07 shtator 2020 | 08:18

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 27 milionë e 145 mijë e 769 raste me Covid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është në ShBA – 6.434.526 raste, pasuar nga Brazili (4,123,000), India (4,160,493), Rusia (1,025,505), Peruja (683,702), Kolumbia (658,456), Afrika e Jugut (636,884), Meksika (629,409), Spanja (517,133), Argjentina (471,806) dhe Kili (420,434).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, Covid-19, deri tani jetën nga ky infeksion e kanë humbur më shumë se 883.771 persona, kurse mbi 19 milionë pacientë janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” kanë mbetur 42 shtretër…