Mbi 3 mijë e 300 raste aktive me Covid në Kosovë

14 janar 2022 | 15:08

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë mbi 3 mijë e 300 raste aktive me Covid.

Ndërkohe, kjo ministri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 585 raste të reja me Covid.

“Nga 6.589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372. Në total numri i rasteve aktive është 3.339”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Suedeze ka dhënë urdhër që ushtria ta merr…