Mbi 3 mijë e 800 raste aktive me Covid në Kosovë
01 nëntor 2020
| 16:18
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 337 raste të reja.
Me këto shifra, IKShPK-ja ka bërë me dije se numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka shkruar në 3 mijë e 880.
Numri total i rasteve pozitive është 20 179 raste nga 95 774 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 688 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 880”, ka njoftuar IKShPK-ja.