Mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë në mbrojtje të votës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit
Qytetarët e Kosovës sot do t’u drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.
E për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Laura Pula nga Prokuroria e shtetit në një konferencë për media ka thënë se kanë krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se policia ka krijuar urdhër Planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit, sigurim dhe shpërndarje të materialit sensitiv.
Ai ka thënë se në ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 3,552 zyrtarë policorë.
Ndërsa, edhe KGJK ka 35 gjyqtarë kujdestar në nivel vendi në ditën e zgjedhjeve./Telegrafi