Mbi 3 milionë të infektuar e mbi 207 mijë viktima nga Covidi

27 prill 2020 | 10:46

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 3 milionë, përkatësisht 3,003,392 sipas Worldometers, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 207,096.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 55 415 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 26 644 viktima, Spanja me 23 190, Franca me 22 856 dhe Britania me 20 732.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4 632.

Në Shqipëri janë shënuar 28 viktima dhe janë infektuar 726 persona.

Deri më tani 882 668 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1.9 milion raste aktive që presin të shërohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e Kuvendit,…