Mbi 30 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

18 shtator 2020 | 08:10

 

Mbi 30 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në nivel global, ka njoftuar Universiteti “Johns Hopkins” me seli në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se 940 000 kanë vdekur nga sëmundja Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në Kinë, në fund të vitit të kaluar.

Vendet më të goditura janë ShBA-ja, India dhe Brazili, por ka një rritje të numrit të të infektuarve në të gjithë Evropën.

Shumë vende tani po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë derisa dimri po afrohet.

Në Mbretërinë e Bashkuar qeveria po konsideron marrjen e masave të mëtejshme në të gjithë Anglinë, duke përfshirë një periudhë të shkurtër izolimi, në përpjekje për ta ngadalësuar përhapjen e virusit.

Jashtë Evropës, Izraeli ka vendosur një bllokim të dytë mbarëkombëtar – vendi i parë i zhvilluar që e bën këtë.

Afrika ka regjistruar më shumë se një milion raste të konfirmuara, megjithëse nuk dihen përmasat e vërteta të pandemisë në këtë kontinent. Shkalla e testimit raportohet të jetë e ulët, gjë që mund t’i shtrembërojë shifrat zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa në Bruksel shprehin shqetësim për ndikimin turk në rajonin…