Mbi 30 persona të lënduar nga një aksident me autobus në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë, me ç’rast ka edhe të lënduar.
Dhjetëra persona janë lënduar pasi një autobus me të cilin udhëtarët po shkonin për në shëtitje ka pësuar aksident në vendin e quajtur “Dudesh”, të Komunës së Pejës.
Pas aksidentit të autobusit, Spitali i Pejës ka lëshuar komunikatë për të njoftuar për gjendjen e të lënduarve duke treguar se janë jashtë rrezikut për jetë.
Spitali ka bërë të ditur se për trajtim kanë shkuar 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit.
Asnjë nga pacientët nuk është në rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.