Mbi 300 mijë britanikë kanë lënë duhanin nga frika e koronavirusit
Sipas një studimi të YouGov mijëra britanikë janë duke hequr dorë nga zakoni i keq i të pirit duhan gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
1004 persona përreth shtetit ishullor morën pjesë në një testim, ku 2% e duhanpirësve u shprehën së tashmë kanë hequr dorë.
Kjo shifër, sipas YouGove, nënkupton se në shkallë popullsie, më shumë se 300 mijë persona e kanë lënë duhanin për shkak të frikës se ky zakon mund të rrisë rrezikun për të pasur pasoja më të rënda nëse prekesh nga pandemia e koronavirusit.
Prej kohësh është i njohur fakti që duhanpirësit kanë dëmtime më të mëdha në mushkëri sesa jo duhanpirësit, pasi katrani, nikotina dhe substanca të tjera bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe shkaktojnë dëme të konsiderueshme.
(Sh. K/ Epoka e re)