Mbi 300 pacientë brenda ditës kërkojnë ndihmë mjekësore në QKMF-të e Prishtinës

11 janar 2024 | 08:14

Të gjithë një nga një po presin të marrin një numër në sportel.

Rendi është i gjatë, e shërbimi të cilin këta pacient po kërkojnë te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë është pothuajse i njëjtë.

Një virozë sezonale është bërë shkas që këta persona pa dallim moshe të kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Pak pa qef, një fyt pom dhemb, nifar gripi i keq po thonë. Erdha e mora një njeksi. Nuk na  ra me prit shumë, nja pesë minuta”, tha Rasim Gërbeshi, banor i Prishtinës.

“Qiky virus, me gjithëse nuk shkoj shumë te mjeku, erdha mi marr do hapa, se që katër ditë jom me ketë grip”, tha Drita Azemi, banore e Prishtinës.

Mbi 300 persona në ditë po kërkojnë ndihmën e stafit mjekësor për ta tejkaluar këtë viroz.

“Kemi prej 200 deri në 250 vizita,  tashmë këto shifra e tejkalojnë 300 brenda ditës, kur i ndajmë në proporcjonë më numrin e vizitave për mjekë, janë mbingarkesë për mjekun sepse dyfishohet numri për vizita”, tha Bujar Gashi, drejtor i QKMF-së në Prishtinë.

Ky virus, sipas specialistëve mjekësorë, po dallon nga viruset e tjerë, pasi që kohëzgjatja e tij është më shumë se shtatë ditë.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë bërë edhe testime për Covid-19 por që, sipas udhëheqësve të qendrës, deri tash nuk ka ndonjë pacient që ka dalë pozitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërcënimet e Milorad Dodikut, për shkëputje të entitetit serb “Republika…