‘Mbi 300 policë serbë u vranë në luftën e pabarabartë kundër UÇK-së dhe NATO-s’
23 qershor 2024
| 17:42
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se mbi 300 policë serbë kanë humbur jetën gjatë “luftës së pabarabartë” në Kosovë.
Vuçiq mori pjesë në një ceremoni për shënimin e Ditës së Policisë, nga ku tha se ata policët serbë kishin luftuar edhe “kundër terroristëve shqiptarë dhe NATO-s”.
“Ajo ishte gjithmonë me njerëzit e saj kur ishte vështirë”, shtoi Vuçiq, duke iu referuar luftës në Kosovë.
“Kur u është dashur ta sakrifikojnë jetën në Kosovë, policët tanë kanë qenë me njerëzit e tyre në Kosovë. Më shumë se 300 policë serbë humbën jetën në një luftë vërtet të pabarabartë si kundër terroristëve shqiptarë ashtu edhe ndaj NATO-s. I falënderojmë për këtë dhe Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e tyre”, tha Vuçiq.