Mbi 300 raste të reja me Covid në Kosovë

09 janar 2022 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.

Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 10.042 testime, 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134. Në total numri i rasteve aktive është 1.552”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 62 për qind e…