Mbi 31 mijë palestinezë të vrarë në Gaza, lufta s’po ndalet as në Ramazan
10 mars 2024
| 15:16
E ka kaluar shifrën 31 mijë numri i palestinezëve që janë privuar nga jeta në Gaza, që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Si pasojë e sulmeve izraelite, të plagosur janë 72 mijë e 654 të tjerë, ka bërë me Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, raporton “Sky News”.
Në shifrat që publikon ministria nuk bëhen dallime në mes të luftëtarëve dhe civilëve.