Mbi 325 mijë viktima dhe 5 milionë të infektuar nga Covid-19
20 maj 2020
| 16:01
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 5 milionë, përkatësisht 5 016 610 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 325 543.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 93 594 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 35 341, Italia me 32 169 viktima, Franca me 28 022, dhe Spanja me 27 778.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4 634.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1 979 490 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen.