Mbi 350 mijë numri i të vdekurve në botë nga koronavirusi
27 maj 2020
| 10:32
350 mijë e 531. Kaq është numri i personave të cilëve ua ka marrë jetën koronavirusi anembanë botës, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, transmeton Klan Kosova.
Gjithandej globit të prekur nga ky virus aktualisht janë afër pesë milionë e 595 mijë e 91 milionë veta, ndërkaq shëruar janë dy milionë e 288 mijë e 965.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten vendi me numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve. Brazili është i dyti në botë me numrin e rasteve, kurse e dyta me numrin e vdekjeve është Britania e Madhe.