Mbi 4.62 milionë të infektuar dhe 308 mijë të vdekur nga koronavirusi
Zyrtarisht, mbi 4.62 milionë njerëz janë infektuar me virusin Korona në të gjithë botën. Sipas World Meters, deri tash 4 628 879 njerëz janë të infektuar, 308 655 kanë vdekur si dhe janë shëruar 1 760 629 persona, njofton Klan Kosova
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve, kur numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1 484 285 e i të vdekurve 88 507 persona si dhe janë shëruar 327 751 pacientë.
Spanja radhitet në vendin e dytë me 274 367 të prekur, 27 459 të vdekur si dhe 188 967 të shëruar.
Vendin e tretë e zë Rusia me 262 843 të prekur, 2 418 të vdekur si dhe 58 226 të shëruar.
Kujtojmë se virusi Korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar. Deri tash është përhapur në 187 vende të botës. Rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.