Mbi 4 mijë aksidente ndodhën në Kosovë brenda tre muajve
05 prill 2023
| 12:03
Policia e Kosovës në një konferencë për medie ka paraqitur raportin tremujor dhe statistikat analitike të trafikut rrugor.
Nënkolonel Jeton Rexhepi ka bërë me dije se policia ka ndërmarrë shumë aktivitete që kanë të bëjnë me kontrollin e shpejtësisë, duke shtuar kështu patrullimet në teren.
Rexhepi ka shtuar se në tremujorin e këtij viti janë shënuar 4 mijë e 248 aksidente.
“Në periudhën janar – mars të këtij viti janë shënuar 4,248 aksidente, prej tyre aksidente me fatalitet janë katër raste më pak se vitin e kaluar rreth 18.8%, sa i përket personave të vdekur kemi 4 raste më pak apo mbi 14%, sa i përket aksidenteve me dëme kemi më pak 292 raste apo 10%”, ka thënë Rexhepi.