Mbi 40 asamblistë presin zhbllokimin e KQZ-së
Mbi 40 asamblistë të kuvendeve komunale në Kosovë janë në pritje për ta marrë detyrën, derisa KQZ-ja vazhdon të jetë e bllokuar tash e një vit.
Ndërkohë, edhe Rafet Rama është në pritje të marrjes së detyrës së deputetit në Kuvend pas dorëheqjes së deputetit Nezir Çoçaj.
Në mars të këtij viti bëhen 12 muaj qyshkur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i pamandat dhe jofunksional, derisa sipas monitoruesve të këtij institucioni mbi 40 asamblistë janë duke pritur për t’u zëvendësuar në kuvende komunale të Kosovës.
Në pritje për emërim është edhe Rafet Rama, i cili do ta marrë detyrën e deputetit pas dorëheqjes së deputetit Nezir Çoçaj nga PDK-ja.
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në dhjetor të vitit të kaluar përmes një kërkese me shkrim pati kërkuar nga gjashtë grupet parlamentare (LDK, LVV, PDK, PSD, AAK dhe Nisma) që të propozojnë nga një përfaqësues për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./Zeri