Mbi 40 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik, prin sektori i energjisë

28 qershor 2022 | 11:52

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me investimet strategjike në vend, ka bërë me dije se 44 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik.

Sipas ministres Hajdari disa prej tyre janë në procedurë të kompletimit të kritereve për përcaktimin e statusit investitorit strategjik.

Ajo para deputetëve ka thënë se nga të gjitha aplikacionet, profili i këtyre ndërmarrjeve është kështu: 23 kompani për energji, 11 për turizëm, një për shëndetësi, një për transport si dhe për fusha të tjera tetë kompani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i dashur për publikun, Sinan Hoxha, është mjaft aktiv…