Mbi 40 mijë dokumente janë shtypur nga E-Kiosku në Prishtinë
15 janar 2019
| 13:42
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se vetëm në vitin 2018 janë shtypur mbi 40 mijë dokumente në E-Kioskun në kryeqytet nga ana e qytetarëve.
Kjo komunë ka theksuar se një investim i tillë ka lehtësuar punën e punëtorëve dhe në të njëjtën kohë ka përshpejtuar shërbimet ndaj qytetarëve.
“40 313 dokumente janë shtypur nga E-Kiosku vetëm gjatë vitit 2018. Që i bie, po aq njerëz më pak në sportelet e Komunës. Investim i duhur që lehtësoi punën e punëtorëve, dhe shpejtoi shërbimin ndaj qytetarëve”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/